Shorti i çerekfinaleve të Champions League, çfarë duhet të dini

Teksa sot pritet të mësohen edhe çerekfinalistet e Uefa Europa League, mesditën e nesërme do të hidhet shorti edhe për fazën e ardhshme të Uefa Champions League.

Në garë për titullin më prestigjioz për klube në Europë janë 3 skuadra angleze, dy gjermane, një franceze, një spanjolle dhe një portugeze.

Ndërkohë që nuk ka asnjë skuadër italiane.

8 SKUADRAT NË LOJË

Bayern Munchen (GJER)
Chelsea (ANG)
Dortmund (GJER)
Liverpool (ANG)
Manchester City (ANG)
Paris (FRA)
Porto (POR)
Real Madrid (SPA)

Kur luhen sfidat e ardhshme?

ÇEREKFINALET
Ndeshjet e para: 6/7 Prill
Ndeshjet e kthimit: 13/14 Prill

GJYSMËFINALET
Ndeshjet e para: 27/28 Prill
Ndeshjet e dyta: 4/5 Maj

FINALJAE shtunë, 29 Maj (Atatürk Olympic Stadium, Stamboll.


Shtuar 18.03.2021 16:52