Akuzohet për trafik kokaine, GJKKO pezullon çështjen ndaj biznesmenit Gentian Malindi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pezulluar çështjen e biznesmenit Gentian Malindi, i cili akuzohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit,  e cila u zëvendësua me oriz në Greqi.

Mësohet se GJKKO ka pezulluar dosjen për një vit, pasi i pandehuri është na arrati dhe nuk po gjendet, ndërkogë vijon procesi gjyqësor për dy të arrestuarit e trafikut të kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka./albeu.com


Shtuar 15.06.2021 09:50