Çështja e ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami, ka kaluar për gjykim. GJKKO ka pranuar dosjen e saj për gjykim.
SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokaster se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.
Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit pëe ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër./albeu.com