Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, la në burg pa afat Mariel Muratin pas një seance gjyqësore që zgjati, për 4 orë.
Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg pa afat. 47-vjeçari akuzohet për “ndërtim pa leje” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Murati akuzohet, për ndërtim pa leje të një hoteli 7 katësh në pronësi të tij në lagjen nr.4 në Sarandë.
Ish-drejtori i ALUIZNI-t kishte marrë leje rikonstruksioni për një subjekt që kishte blerë, por më vonë e shembi tërësisht objektin ekzistues duke ndërtuar nga e para një hotel 7 katësh, që ka përfunduar në qershor të 2022-shit.
Mariel Murati, u vetëdorëzua në polici këtë të mërkurë, ndërsa ishte shpatull në kërkim pasi Prokuroria e Sarandës kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti.
Bashkë me Muratin akuzohen edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT. Dy prej tyre janë në masë “arrest në shtëpi”, 2 në masë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, 4 në masë “detyrim paraqitje” dhe 1 ende në kërkim.