Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për punonjësit e burgut Fier dhe ka caktuar masën detyrim paraqitjeje ndaj zyrtarëve dhe do të hetohen në gjendje të lirë.
Referuar dosjes dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.
Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.