Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet që të shkojë në gjykatë dhe të përballet me prokurorët e çështjes pasi thotë se me konferencë shtypi nga zyra e Partisë Demokratike, nuk i rrëzon dot masat e sigurisë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Hoxha ka ndarë disa detaje që lidhen me dosjen hetimore dhe akuzat ndaj Jamarbër Malltezit, Sali Berishës dhe Fatmir Bektashit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Artan Hoxha: Në vitin 2006 thotë narrativa e Prokurorisë, pasi Berisha ka ardhur në pushtet, bashkëpronarët e pronës kanë autorizuar Jamarbër Malltezin sepse nuk e kanë zgjidhur dot nga viti 1995 e deri në vitin 2006 problemin e pronës.
Blendi Fevziu: E kanë autorizuar që ta zgjidhë çështjen apo ta ndjekë?
Artan Hoxha: E kanë autorizuar që ta ndjekë çështjen dhe kanë rënë dakord secili nga 63 bashkëpronarët e tjerë që t’i japin nga 3 deri ne 5 % Malltezit për shpenzimet që do të kryheshin për të gjithë praktikat. SPAK thotë si ëshë e mundur që një çështje që nuk është zgjidhur për 10 vjet dhe sapo ndodhi kjo procedurë, filloi të marrë zgjidhje, kjo është narrativa e SPAK. Problemi im sot, nga momenti që u njoftua për masat e sigurisë dhe deri tani që po flasim është fakti që 2 herë presidenti i vendit dhe 2 herë kryeministri i vendit, po të kishte shkuar më mirë, do të ishte më mirë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Ai ka zgjidhur që të përgjigjet me konferencë shtypi.
Ivi Kaso: Nuk ka akuzë.
Artan Hoxha: Ka masë sigurie, nuk ke çfarë bën. Le të jetë e paligjshme, ti duhet të shkosh atje që ta rrëzosh, por me konferencë shtypi nga zyra e PD-së nuk e rrëzon dot atë. /tvklan.al