Nis seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj 18 punonjëseve të burgjeve të Fierit, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
18 të akuzuarit do dalin përpara gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën që do caktohet ndaj tyre.
Referuar dosjes dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.
Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj./albeu.com