Akullore në kushte shtëpie, receta që do ju shoqërojë gjatë verës

Ndërkohë që temperaturat e larta më në fund kanë ardhur, dëshira për të ngrënë ushqime të freskëta dhe kryesisht akullore sa vete dhe shtohet. Sot do ju paraqesim një recetë shumë të thjeshtë për të bërë akullore vet në shtëpi. E mira e kësaj recete është se ju do të keni të njëjtin rezultat me çfarëdolloj shije tjetër qe do ta provoni.

Luleshtrydhet janë akoma në treg më çmim të mirë kështu që përveshni mëngët dhe përgatisni akulloren që do ju ëmbëlsoj stinën e verës!

Koha e përgatitjes: 20 minuta plus disa orë ftohja në ngrirje.

PËRBËRËSIT

2 gota krem qumështi (pana për ëmbëlsira)
1 gote qumësht 3.5% yndyrë
2/3 e gotës sheqer
1/8 e lugës së çajit krip
6 të verdha vezësh të mëdha
Luleshtrydhe ( ky përbërës mbetët në vlerësimin tuaj, mund të përdorni vanilje, çokollatë ose çdo lloj shije tjetër të preferuar)

 

PËRGATITJA
Në një tenxhere të vogël përzieni kremin e qumështit, qumështin, sheqerin dhe kripën për pesë minuta derisa sheqeri të jetë shpërbërë plotësisht. Ndërkohë që keni hequr tenxheren nga i nxehti, në një enë tjetër trazoni mirë të verdhët e vezëve. Ndani një të tretën e kremit të bërë në fillim dhe hidheni atë në enën ku janë të verdhat e vezëve. Trazojeni mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Pasi ta keni përzier mirë riktheni tenxheren në nxehtësi të mesme dhe lëreni derisa të trashet mjaftueshëm sa të qëndroj në pjesën e mbrapme të lugës së drurit.
Hidhni përzierjen, tashmë të trashur mjaftueshëm, në një enë qelqi. Do të preferohej që përzierjen ta lakoni nëpërmjet një “site” në mënyrë që mos kalojnë pjesët e forta të pa tretura. Mbuloni përbërjen dhe lëreni të ftohet për disa orë.
Ndërkohë prisni luleshtrydhet dhe në madhësinë e dëshiruar ose të tretura plotësisht dhe lërini të ftohen. Pasi është ftohur mjaftueshëm përzierja jonë nxirreni nga frigoriferi bashkë me luleshtrydhet dhe trazojini bashkë. Mjaftojnë disa orë në ngrirje dhe akullorja juaj është gati për tu shijuar!/albeu.com