Këtë verë akulloren mund ta bëni në shtëpi për 5 minuta, receta

Jemi në verë dhe përveç plazhit dhe diellit mendja na shkon tek ato gjëra të ftohta që na freskojnë e na shuajnë etjen.

Ne kemi për ju recetën më të thjeshtë të akullores, të cilën mund ta përgatisni nga shtëpia për 5 minuta, pa nevojën e pajisjeve të posaçme dhe pa shumë përbërës.

Çfarë ju duhet

½ filxhani pana e ëmbël

¼ filxhani sheqer

½ luge çaji ekstrakt vanilje

pak fare kripë

Si ta bëni?

Në një tas qelqi shtoni panën dhe rriheni deri sa ajo të fryhet njësoj si në rastin kur bëni mbushjen e një torte.

Pasi pana e rrahur të ketë rritur masën shtoni në të sheqerin, vaniljen dhe kripën. Trazojeni deri sa sheqeri të tretet dhe të formohet një masë homogjene.

Këtë verë akulloren mund ta bëni në shtëpi

Masën e formuar hidheni në një qese hermetike, nga ato që përdoren për ruajtjen e ushqimeve dhe më pas lëreni në frigorifer.

Pas disa orësh nxirreni dhe shërbejeni nëpër kupa, me shurup apo copa biskote.

Voilà! Sapo morët vesh recetën që do t’ju shuajë etjen gjithë verës./albeu.com

Shtuar 22.05.2022 17:33