Aktorja e njohur turke dhe shumë e dashur si për publikun vendase dhe mbarë globin, Aygun Aydin, ka përfunduar pas hekurave.
Bëhet me dije se kjo ka ardhur si pasojë e grindjëve të herë pas herëshme me ish- partnerin e saj biznesmenin Hakan Sabanci.
Mediat vendase raportojnë se është dënuar fillimisht me 3 ditë burg, pas ofendimeve që ka bërë ndaj ish partnerit të saj.
Ndërsa sot bëhet me dije se dënimi për Aydin është shtuar me 15 ditë burg për shkak se ofendimet në rrjete sociale kanë vazhduar.
“Nuk vdes derisa të të shkatërroj. Zoti të dënoftë”, është shprehur ajo nëpër rrjetet sociale.
26 vjeçarja Aydin, kujtojmë se ka luajtur në dy serialet mjaftë të njohura si serialet “Kosem” dhe “Molla e ndaluar”.
Reagimet e saj në rrjetet sociale ndaj biznesmenit, Sabanci kanë qenë të ashpra dhe të vazhdueshme, kjo e cila solli shumë pasoja për të.
Gjithashtu bëhet me dije se aktorja është rrëfyer edhe më parë për jetën e saj dhe marrdhënien që kishte me ish-partnerin, duke treguar se Sabanci e la shtatzënë, por ai nuk mori përsipër të kujdesej për fëmijën e tyre.
Ndërkohë ka thënë se për këtë po e ndjek edhe në Gjykatë.