Aksioni opozitar, Bardhi mbledh nesër grupin parlamentar të PD

Gazment Bardhi mbledh nesër grupin parlamentar. Njoftimi është bërë nga vetë Bardhi, përmes një mesazhi, drejtuar kolegëve të tij.

Mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:00, në selinë e PD.

“Nesër, e martë, ora 12:00, mbledhje grupi parlamentar në selinë e PD. Ju falënderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit. Kujtojmë se opozita ka vijuar aksionin e saj të bashkimit, ndërsa pas krijimit të Konfederatës opozitare, u mbajt dhe protesta e 20 shkurtit./albeu.com


Shtuar 26.02.2024 13:26