Aksioni në Shkodër/ SPAK lëshon 4 urdhër-arreste për përplasjen me armë Bushat (EMRAT)

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i sotëm i Policisë së Shtetit dhe forcave RENEA në qytetin e Shkodrës, ku është ushtruar kontrolle në disa banesa.

Burime bëjnë me dije se GJKKO me urdhër të SPAK ka firmosur 4 urdhër-arreste, por nuk janë ekzekutuar asnjë prej tyre, pasi nuk janë gjetur në banesë.

Mësohet se urdhër-arrestet, janë lëshuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 23 gusht të vitit 2024 në fshatin Rrënzë Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, dhe dy vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi. I pranishëm dyshohet se ka qenë dhe Safet Bajri, i cili udhëtonte me automjet të blinduar.

Izmir Sakicës dhe Samuel Troshani, u është komunikuar masa e arrestit në burgun e Reçit, pasi u vetëdorëzuan muajin e kaluar, pasi ishin në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit.

Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, rezulton se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, dyshohen për krijim të kushteve për të kryer vrasje në lidhje me ngjarjen e Rranzës.

Sakica dhe Troshani, pretenduan se ishin viktima, pasi u sulmuan më armë. Por nga akti i ekspiretimit rezultoi se Samuel Troshani, ka bërë qitje me armë atë ditë, pasi në dorën e tij u gjetën gjurmë të fatit.

Ndërkohë, për arrestimin e dy personave të tjerë për të cilët është firmosur urdhër arrest, RENEA ndërmori në orët e para të mëngjesit të së martës një aksion në Dobraç dhe zona të tjera të Shkodrës, por nuk arriti që t’i arrestonte.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit dhe bazat e grupit kriminal Bajri. Safet bajri është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.


Shtuar 18.02.2025 14:25