Një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet ditën e sotme (24 prill). Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bënë me dije se finalizuan aksionin e koduar “Barriera” dhe në pranga ra një person.
Ndërhyrja u krye në zonën e Tufinës, teksa i arrestuari 48-vjeçar me inicialet Ligor Mehmeti, po transportonte një ngarkesë me armë.
Të lidhura
None found
“Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij. Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”, tha policia.

Gjithashtu, u bllokua edhe mjeti me të cilin udhëtonte, si provë materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia ka publikuar edhe pamjet e aksionit, teksa i dyshuari ndiqet, rrethohet që të mos ketë mundësi arratisjeje dhe më pas shtrihet në asfalt dhe prangoset me duart pas shpine prej agjentëve.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
“Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”.
“Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij. Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”, tha policia.

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

