Forcat e policisë kanë zhvilluar një aksion të gjerë kundër lojërave të fatit.
Mësohet se kontrollet janë ushtruar gjatë orëve të vona të natës së kaluar, në qytetin e Durrësit dhe në disa zona të tjera.
Në fokus të uniformave blu kanë qenë bizneset ku dyshohet se ushtrohen aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni ka persona të arrestuar.
Ende nuk dihet numri i personave të prangosur apo identitetet e tyre. Nga ana tjetër gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar makineri lojërash fati, aparate celularë dhe shuma parash të përfituara nga aktivitete të paligjshme.