Aksidentoi me motor një fëmijë të mitur, arretohet 19-vjeçari në Divjakë

Policia e Divjakës ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi ka aksidentuar një fëmijë tre vjeç. Mësohet se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu nga fashti Kryekuq gjithashtu nuk kishte leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç banues në Kryekuq, Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan” pa leje drejtimi, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./albeu.com


Shtuar 28.05.2021 09:36