Është arrestuar drejtuesi i automjetit që plagosi fëmijën 2-vjeçar në Kamëz, pasditen e sotme.
Shtetasi me iniciale Y.M, 57-vjeçar goditi me makinë fëmijën e mitur pranë shtëpisë dhe u largua menjëherë nga vendngjarja, por është kapur më vonë nga policia. Sipas inofrmacioneve paraprake, mësohet se autori i ngjarjes është komshiu i viktimës 2-vjeçar.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë.
Pas aksidentit, fëmija është dërguar në Spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit.