Aksidentohet me makinë familja në Fier, çifti dhe tre vajzat me lëndime në spital

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier.

Si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, janë lënduar  drejtuesi dhe 4 pasagjeret.

Policia bën me dije se të lënduara kanë mbetur një çift bashkëshortësh dhe tre vajzat e tyre të moshës, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.

“Shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 15.10.2023 12:40

Tags: ,