Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur dhe i ka marrë jetën 11 personave.
Rreth 50 pasagjerë ishin në autobusin që udhëtonte nga shteti i Goias për në Ribeirao Preto në Sao Paulo, kur shoferi humbi kontrollin e automjetit në komunën e Araguari.
Dhjetë persona, mes të cilëve edhe fëmijë të moshës nga 2 deri në 4-vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq për shkak të plagëve në një spital lokal, tha policia.
Ky është aksidenti i tretë me autobus që ndodh në Brazil në pak muaj, pasi në shkurt, një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në shtetin Sao Paulo, duke vrarë 12 pasagjerë, ndërsa në dhjetor një aksident mes një autobusi pasagjerësh dhe një kamioni vrau gjithashtu 38 persona në një autostradë në shtetin Minas Gerais.