Mirel Haskaj, 48 vjeç, dhe Florije Xhepa, 50 vjeç, janë dy motrat që humbën tragjikisht jetën pasi makina me të cilën po udhëtonin ra në një kanal vaditës në dalje të fshatit Delisufaj. Mësohet se Haskaj ishte e martuar dhe jetonte në këtë fshat.
Nga informacionet paraprake rezulton se automjeti nuk arriti të kalonte urën dhe përfundoi në kanalin e mbushur me ujë. Rryma e fuqishme e mori makinën dhe e zhvendosi poshtë urës.
Të lidhura
None found
Dy motrat nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe humbën jetën nga mbytja.
Ekipet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes, nxorën trupat e pajetë dhe i dërguan në morgun e Lushnjës.
Grupi hetimor po vazhdon verifikimet për të përcaktuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.
