Aksidenti tragjik në Brazil/ Publikohen fotot e 62 viktimave, mes tyre një vajzë 3-vjeçare

Janë publikuar fotot e 62 viktimave në aksidentit tragjik ajror në Brazil, ku sipas mediave të huaja, mes viktimave është një baba dhe vajza e tij 3-vjeçare, një çift të moshuarish dhe shkencëtarë, mjekë e profesorë.

Piloti i avionit 35-vjeçari Danilo Santos Romano, i cili kishte filluar karrierën e tij si bashkë-pilot në një A320 të kompanisë Avianca.

Pas tre vitesh në këtë detyrë, ai mori detyrën e bashkëpilotit në avionët A330 për fluturimet ndërkombëtare.

Ai ka punuar në Voepass për 22 muajt e fundit, pasi ka marrë detyrat e pilotit në korrik 2023.

Piloti shoqërues ishte 61-vjeçari Humberto de Campos Alencar e Silva. Pjesë e ekuipazhit ishte gjithashtu, 28-vjeçarja Deborah Soper Avila dhe 41-vjeçarja Rubia Silva de Lima.





Shtuar 10.08.2024 14:08