Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje në Paulesh ku humbën jetën dy persona, nënë bir.
Tre prej pesë të plagosurve në aksidentin e Pauleshit, janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.
Kujtojmë se në aksident mbetën të plagosur 5 persona, ndërkohë me dëmtime të lehta u paraqiten edhe 9 të tjerë.
Një mjet tip “Benz”, u përplas me një furgon pasagjeresh për shkak të lagështisë në rruge dhe shpëjtesisë së mjeteve.