Aksidenti horror te rrethrrotullimi i TEG-ut, 20-vjeçari ishte ndëshkuar pesë herë nga policia për shkelje

Klevis Ruçaj kishte një vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë.

Por megjithëse kishte pak kohë që ishte drejtues mjeti, ai ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme.

Konkretisht:

Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator.

Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.

Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.

Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.

Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.

Ruçaj, 20 vjeç ishte drejtuesi i “Audit” që “fluturoi” nga rrethrrotullimi i Saukut dhe shkaktoi aksidentin tragjik me tre viktima mbëmjen e djehsme.

Dy vajza pasagjere në mjetin tip “Audi” humbën jetën në vend, ndërsa Ruçaj u transportua në spitalin e Traumës por nuk mundi t’ia dilte.

Tre pasagjerët e mjetit tip “Honda” mbetën të plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com.


Shtuar 10.03.2023 08:30