Dy aksidente në pak minuta, 3 të lënduar

Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në pak minuta.

Aksident është regjistruar në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Laç, ku një “Audi” me tre persona brenda ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga aksidenti kanë marrë lëndime dy persona. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Një aksident tjetër është regjistruar në aksin e autostradës Mamurras – Milot, pranë fshatit Gjormen. Një makinë ka përplasur një 19-vjeçar. Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në policinë e Kurbinit ndërsa ekspertët ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në rrugë Lezhë-Mamurras, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin N.Gj., ka përplasur këmbësorie shtetasin D.Sh., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet Komisariatit Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 24.03.2022 18:55

Tags: ,