Aksident tragjik në Lezhë: Makina përfundon në kanalin me ujë, 2 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Mësohet se mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, duke shkaktuar vdekjen e Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa ,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.


Shtuar 19.05.2021 08:02