Një aksident tragjik ka ndodhur në Padova të Italisë. Sipas mediave italiane, tre persona kane humbur jetën si pasojë e aksidentit, një grua dhe dy burra.
Mes viktimave është edhe një shqiptar, i cili drejtonte makinën. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Eduard Ndoj, me banim ne Pontelongo.
Ndërkohë, viktimat e tjera janë Martina Pagnin , 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.
Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë. /albeu.com