Aksident te Gjiri i Lalëzit, makina përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Gjirin e Lalëzit.

Nga pamjet shihet se një automjet është përmbysur teksa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Video e publikuar nga faqja “Aksidente Rrugore” tregon se automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Pranë saj ndodhen disa qytetarë, të cilët janë në pritje të policisë.


Shtuar 10.07.2021 20:19