Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarin, dërgohet me urgjencë në spital

Këtë të premte, ka ndodhur një aksident në afërsi të Muzeut në Tiranë. Mësohet se një automjet ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Raportohet se ai është dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shtuar 29.12.2023 14:55