Aksident në Tiranë, disa persona përfundojnë te spitali i Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më herët në kryqëzimin e Laprakës në kryeqytet. Sipas informacioneve dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë, raportohet se janë lënduar disa persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, i cili është edhe më pranë zonës ku ka ndodhur aksidenti.


Shtuar 15.12.2024 19:37