Aksident në segmentin Peqin-Rrogozhinë, përplasen dy makina, një drejtues dërgohet në spital

Paraditen e kësaj të diele, rreth orës 09.45, në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë është shënuar një tjetër aksident rrugor, vetëm pak orë pas përplasjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës pranë fshatit Karinë.

Ngjarja është regjistruar te kryqëzimi i Gjocajt, në afërsi të qytetit të Peqinit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej autoveturave ka pësuar dëmtime thuajse të plota.

Të lidhura

None found

Nga të dhënat e para dyshohet se një prej mjeteve ka hyrë në rrugën kryesore në shkelje të rregullave të qarkullimit, duke u bërë shkak për aksidentin.

Si pasojë e përplasjes është lënduar një nga drejtuesit e mjeteve, i cili është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Shtuar 12.07.2026 16:11

matbetultrabetjojobetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş