Foto ilustruese
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 58-vjeçar, që ishte drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/