Aksident në Pogradec/ Makina përplaset me motorin, plagosen dy turistë francezë

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Cërravë, ku janë plagosur dy turistë francezë, një burrë dhe një grua, të cilët po udhëtonin me motor.

Sipas burimeve zyrtare, mjeti tip “BMW”, ka përplasur çiftin e turistëve. Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Pogradecit, por nuk përjashtohet mundësia që ata të transferohen drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Hetimet për këtë ngjarje janë në vijim.


Shtuar 26.10.2025 10:43