Makina përplas një këmbësore në vijat e bardha Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.
Mësohet se këmbësorja është një grua rreth 60-vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj.
Sipas informacioneve, 60-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin, kur mjeti e ka përplasur.
Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë përplasur dy mjete të tjera por pa të lënduar.
Dyshimet e para për të dyja aksidentet është shpejtësia dhe lagështira.