Aksident në Lushnjë, zetori përplaset me dy makina, tre të lënduar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë ku një zetor është përplasur me dy makina.

Si pasojë e aksidentit, kanë marrë lendime tre persona, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë, mjeti tip “Zetor” me drejtues shtetasin T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, shtetasi A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 23.10.2023 20:39