Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Dimal-Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.
Një zetor i ka prerë rrugën një furgoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon.
Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Pas aksidentit është shoqëtuar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë./albeu.com