Ditën e sotme, është regjistruar një aksident në hyrjen të qytetit të Lushnjes, ku një automjet ka përplasur motocikletën ku udhëtonin burrë e grua.
Si pasojë e përplasjes, dy bashkëshortët janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht mësohet se shoferi i mjetit është ndaluar dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e aksidentit.