Aksident në Lungomare, një person përfundon në urgjencë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Lungomare.

Burimet e para bëjnë me dije se janë përplasur dy mjete dhe sipas të njëjtit burim, një person është lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur ish Vefa, Vlorë, një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin V. M, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin A. Gj.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë një nga pasagjerët e mjetit “Volkswagen ”, shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/

 


Shtuar 25.05.2021 20:04