Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

Një tjetër aksident ka ndodhur rreth orës 16:45 në Korçë.

Një makinë ka përplasur një këmbësore në rrugë në lagjen nr. 18.

Të lidhura

None found

Si pasojë 58 vjeçarja ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi e ka përplasur shoferi është larguar nga vendi i aksidentit.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën”, raporton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 17:45