Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Dy automjete, një tip “ Benz” dhe tjetri “ Volswagen” janë përplasur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.