Mëngjesin e sotëm, një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në një aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Fatmirësisht, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja për jetën e personave që udhëtonin në automjete, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Të lidhura
None found
Nuk raportohen detaje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse ka persona të lënduar dhe shkalla e dëmtimeve materiale.
Në vendngjarje janë shërbimet e policisë që po disiplinojnë qarkullimin, ndërsa do të kryhen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
