Aksident në autostradën Vlorë- Fier, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë- Fier në afërsi të fshatit Novoselë.

Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Nga këqyrja në vendngjarje dyshohet se ka qenë shpejtësia jashtë normave e një prej makinave e cila ka aksidentuar nga pjesa e pasme makinën tjetër. Policia ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 5.05.2021 22:24