Aksident në autostradën Fier-Lushnje, përplasen dy automjete

Një aksident në të cilin janë përfshirë dy automjete ka ndodhur në autostradën Fier Lushnje në afërsi të fshatit Bishqethëm.

Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë nga 4 personat që ishin në të dy mjetet nuk ka pësuar lëndime serioze.

Të lidhura

None found

Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer dokumentimin e rastit.

Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve ka kryer manovër të gabuar në parakalim dhe për pasojë drejtuesi e të dyja mjetet e përfshira kanë humbur kontrollin dhe kanë përplasur me barrierat e hekurta.


Shtuar 9.05.2026 21:26