Një tjetër aksident është shënuar pasditen e 15 majit në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Mjeti tip “Benz” është përplasur me bordurën e urës shkak ka qenë parakalimi i gabuar i shoferit.
Si pasojë e këtij aksident ka mbetur i plagosur çifti që udhëtonte me këtë makinë.
Menjëherë janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës. Abcnews.al mëson se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites të sotme.
Ndërkohë në aksin Lezhë-Shënkoll, një polic i burgut të Shënkollit humbi jetën pas një aksidenti me motor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00.
Pashk Deliaj, 40 vjeç humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën. Ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve dhe ndërroi jetë./albeu.com