Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar në qytetin e Elbasanit mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Jogodinë.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë, disa persona që udhëtonin brenda tyre kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk dihet numri i personave të plagosur, por bëhet me dije se ata janë dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.