Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas biçikletën e i merr jetën qytetarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë rreth orës 12:00.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 22.09.2021 13:04