Aksident me vdekje në Lushnje, humb jetën 44-vjeçari, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Çermë-Divjakë, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motor. Furgoni pas përplasjes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Të lidhura

None found

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 44-vjeçari G.A., i cili drejtonte motorin, ndërsa një tjetër 22-vjeçar I.O., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 11.04.2024 07:49