Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të zonës së Fllakës.
Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti i rëndë, 1 automjet është bërë “shoshë”, ndërkohë që 3 të tjerët kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja në pjesën e prapme.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes mendohet se mjeti i parë, dhe shkaktari i aksidentit, me drejtuese një femër ka tentuar të parakalojë me shpejtësi mjetin tjetër.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa vetëm drejtuesja e mjetit të parë është traumatizuar dhe është dashur thirrja e një autoambulance. /albeu.com/