Aksident i shumëfishtë në Durrës: Makina merr përpara katër mjete të tjera! (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i pesëfishtë në Currila të Durrësit.

Ngjarja  ka ndodhur rreth orës 7:20 në afërsi të Brrylit, përballë UAMD.

Një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhetuar në drejtim të qytetit dhe tek zona e një kthese të lehtë është përplasur me mjete përballë, duke shkaktuar një  zinxhir përplasjesh me 4 mjete të tjera.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

 


Shtuar 18.10.2021 08:53