Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në darkë në zonën e Lungomares në Vlorë.
Burimet paraprake thanë se në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit.
Mësohet se një automjet ka përplasur një motor, duke e nxjerrë jashtë rruge.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse është jashtë rrezikut apo jo.
Ndërkohë, drejtuese e mjetit tjetër mësohet se ka qenë një femër.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.