Aksident i rëndë në Tiranë: Makina përplas dy këmbësorë, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur ditëne  sotme në Tiranë, në Stacionin e Trenit.

Burimet nga policia bëjnë me dije se një  makinë tip “Benz” ka përplasur një burrë dhe një grua që ndodheshin pranë rrugës.

Të aksidentuarit u lanë të shtrirë në tokë, ndërsa qytetarët që ndodheshin aty pranë i kanë ardhur në ndihmë.

Nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa janë nisur me urgjencë për në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 5.09.2021 12:52