Mbrëmjen e djeshme në orën 20:55, në aksin rrugor që lidh Kërçovën me Gostivarin në fshatin Trapçin dol, ka ndodhur një aksident tragjik.
Si pasojë e përplasjes së fortë, fatkeqësisht humbën jetën tre persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas informacioneve policore, disa nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Kërçovës dhe ata në gjendje më kritike në Spitalin e Shkupit.
Rruga u bllokua për disa orë.
“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.